Aplikacion
Ky postim eshte nje apel publik per Saren 10 vjecare qe shet misra ne ane te rruges deri ne 10 te nates dhe per Dua Lipen me te cilen qeveritaret lodhen te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur.
Mbreme vone duke udhetuar per ne Vlore, pak metra larg rreth rrutullimit te Rrogozhines nje vajze e vogel si engjell, bashke me motrat 6 dhe 8 vjece luteshin te shisnin misra te pjekur.
Kurre nuk kam pare deri sot sy me te gezueshem se syte e Sares kur i premtova se do ti dhuroja disa libra.
Nuk u gezuar kur i premtova rroba, kur i premtova se do ta ndihmoja perhere, syte dhe fytyra e Sares ndryshuan 100% vetem kur degjoi fjalen libra.
Gjyshja e saj me sqaroj se Sara 10 vjece e kishte te jatin te semure dhe duhet ta nxirrje vete Buken e Gojes-bile jo vetem per vete por edhe per prinderit e saj dhe dy motrat me te vogla.
U perballa jo per here te pare me kete realitet te mjerueshem migjenian, me varferine e Sares pikerisht kur isha “lodhur’ gjate gjithe rruges nga marketingu varferues i politikaneve tane per Dua Lipen, te cilen edhe une e vleresoj dhe respektoj.
Saren e vogel e kane pare ne ane te rruges shume politikane, e kane trembur shume eskorta fodullek-prodhuese.
E kane braktisur shume deputete fodull dhe te pa shpirt qe edhe pse mund ta kene nisur karrieren duke shitur misra, rrush apo dardha, edhe pse e kane nisur karrieren e tyre me pantallona apo fustane te grisura.
Pangopja me pushtet abuziv ka varferuar shpirterisht shume prej tyre dhe jo pak i ka kriminalizuar.
Para Sares me shpejtesi marramandese kalojne per dite disa qindra biznesmenë dhe femijet e tyre super luksoze qe as syte nuk i hedhin te varferve anes rrugeve qe shesin per mbijetese.
Te shpesojme qe qeveritaret tane te mos perdorin eskortat shoqeruese per Dua Lipen per te perzene e terrorizuar, per te hequr zvarre kedo qe shet per buken e gojes, per mire,-arsimimin e mbesave dhe nipeve dhe per ilacet e mbijeteses te tye vetem sepse ata jane realiteti i hidhur/pasqyra ku shikohet paster keq qevevisja.
Perpara Sares kalojne perdite biznesmen lokal e kombetare por dhe tenderafitues qe majmin te korruptuarit me parate qe varferojne me shume te varferit, jo vetem financiarisht.
Dua Lipa mund te bej dy gjera fisnike 1. Te degjoj dhe respektoj perdite keshillen inspiruese te Nene Terezes, te modelit te saj qe inspiron dhe sot miliarda te varfer, pak artiste dhe shume pak politikane – kur keshillon se gjithe secili prej nesh nuk duhet te bej gjera te medha/mediatikisht vezullese dhe te zhurshme – por gjera te vogla me zemer te madhe
Nga marketingu vezullues fitojne vetem politikanet e deshtuar dhe te pashpirtë.
Ndersa nga kohezioni dhe solidaritetit me te varferit shumefishohet sinergji pozitive qe nje popull te bej cdo dite gjera te vogla por me zemer te madhe.
Nga kjo energji dhe sinergji pozitive fiton Sara, fitojne “nenat dhe gjyshet” edhe te Dua Lipes qe keq trajtohen edhe barberisht nga keta politikane kur shesin per mbijetese.
Dua Lipa mund te pasurohet me mire shpirtetishr nqs i pershkon 400 km midis dy pikave ne veriore dhe jugore te Shqiperie modestisht, duke ndaluar edhe perpara Sares/Sarave, duke ju dhuruar dashuri te sinqerte duke ju dhuruar libra, pse jo edhe nje fotografi.
Une e dua Dua Lipen dhe i jam mirenjohes per arritjet dhe per famen e saj.
Por une me shume dua Saren, motrat dhe gjyshen e saj qe sfidojne varferine e tyre dhe qe ndihmojne te zbulohet si drita e diellit pashpirtesine e atyre qe mbilodhen, qe keqperdorin milionat e taksapaguesve te varfer shqiptare qe ta fshehin pashpirtesine dhe babezine e tyre edhe nepermjet keq perdorimit mediatik te fisnikerise se artisteve dhe sportisteve te talentuar shqiptare kudo ne bote.
Sic ndodh historikisht me lideret autotariane deri diktatorial ata i duan artistet e medhenj vetem sepse ju duhen.
Ju duhen per te fshehur pashpirtesine e tyre varferuese edhe te mijra shqiptareve qe e kane braktisur Shqiperine dhe Kosoven, por qe sakrifikojne te vijne per te pare nje koncert baremiresie te Duas dhe cdo artisti tjeter shqiptare – per Sarat e Shqiperise dhe Kosoves.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet