E hënë, 15 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

Arben Malaj: Nuk do të kandidoj. Arrogantët dhe të babëziturit e shkatërruan Shqipërinë

06/03/2021
in Politikë
0
Arben Malaj: Nuk do të kandidoj. Arrogantët dhe të babëziturit e shkatërruan Shqipërinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Malaj, ish -ministër socialist i Financave dhe ish -deputet i PS, nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet e 25 prillit. Pak para skadimit të afatit të regjistrimit të kandidatëve në KQZ, ai publikoi një postim duke sqaruar edhe arsyet e mosangazhimit të tij politik.

Malaj thotë se disa politikanë e kanë dëmtuar vendin me arrogancën e babëzinë e tyre, duke ushqyer korrupsion e autokraci.

MESAZHI I PLOTË:

Një mesazh publik për miqtë e mi edhe ne fb. Perse nuk do të jem pjesë  e listave për deputet në zgjedhjet  e 25 Prillit? “Gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd  me dashuri, integritet dhe profesionalizëm  nuk është e domosdoshme  të jesh pa tjetër deputet apo ministër”.

Fillimisht  dua të afishoj një falënderim mirënjohës për gjithë inspiruesit dhe mbështetësit në angazhimet dhe përgjegjësitë  e mia politike dhe publike.

Falenderoj familjen dhe mësuesit e mi për vlerat që më edukuan, të cilat më shërbejnë në çdo angazhim dhe sfidë.

Falenderoj  votuesit dhe mbështetësit e mi dhe në mënyrë të vecantë njerëzit e mrekullueshëm të qarkut të Vlorës që kam pasur nderin dhe përgjegjësinë ti përfaqësoj 16 vite në parlament dhe  5  vite në qeveri ( 1997-2013).

I falenderoj partitë politike të opozitës që më ofruan mundësi për të qenë pjesë e listave të tyre konkuruese, por gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme  të jesh pa tjetër deputet apo ministër.

E mirëkuptoj promovimin e gjeneratave të reja, por vlerësoj shumë të rëndësishme sidomos për kulturën dhe historinë tonë shtetformuese,  harmonizimin  e dijeve dhe energjive të të rinjve me përvojën dhe përkushtimin e gjeneratave.

I kam inspiruar dhe mbështetur të rinjtë gjatë  mandateve si ekonomist, profesor, studiues dhe politikan, por shprehem sërish skeptik ndaj absolutizimit të avantazheve të  gjeneratave të reja sidomos kur karriera e tyre politike bazohet thjesht në preferencat individuale të liderëve partiakë.

Shqipërisë në sfidat e saj të vështira  i vlejnë barasvlershëm edhe energjizmi rinor, edhe maturia si përvojë.

Eksperiencat konkrete  gjatë  tranzicion tonë  të vështirë, tregojnë se për  disa “politikanë parafabrikat”, pushteti abuziv  dhe paraja janë qëllimi i vetëm.

Me arrogancën dhe babëzinë e tyre ata : (i) kanë dëmtuar demokracinë e brendshme në partitë politike; (ii)  kanë rritur agresivitetin ndërpartiak në parlament dhe debatet publike; (iii)  kanë përkeqësuar qeverisjen e vendit  dhe (iv)  kanë ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Detyrimin mirënjohës ndaj popullit dhe vendit tim dhe ndaj socialistëve të thjeshtë do ta vazhdoj me të njëjtin përkushtim mirënjohës  si qytetar, studiues dhe  kontribues me zë publik për reformat strukturore shtetformuese,  sfidat e mirëqeverisjes dhe për reformat sektoriale me prioritet  ekonominë e gjelbër dhe  ekonominë së dijes.

“E ardhmja do të jetë e gjelbër”  – prandaj si studiues do të përkushtohem për promovimin e të gjelbërve në politikën shqiptare duke i dhënë mbështetjen e merituar publike “Partisë Agrare Ambientaliste” dhe shoqërisë civile.

Uroj nga zemra që e ardhmja më e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të jetë i vetmi mision dhe përkushtim i çdo të angazhuari në mandatet e rëndësishme politike dhe publike!

Përherë mirënjohës dhe i përkushtuar ndaj vendit tim, Arbeni

Tags: Arben MalajDeputet

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty në KiE, Rama publikon dokumentin
Politikë

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty në KiE, Rama publikon dokumentin

13/08/2022
PD thirrje SPAK-ut: Nisni hetimet ndaj Arben Ahmetajt, ka kryer dy vepra penale
Politikë

PD thirrje SPAK-ut: Nisni hetimet ndaj Arben Ahmetajt, ka kryer dy vepra penale

13/08/2022
Meta larg politikës, nxjerr foton e veçantë me bashkëshorten, ja mesazhi i tij
Politikë

Meta larg politikës, nxjerr foton e veçantë me bashkëshorten, ja mesazhi i tij

13/08/2022
Paralajmërimi i ambasadorit britanik: Valë e dytë deri në fund të vitit
Politikë

Paralajmërimi i ambasadorit britanik: Valë e dytë deri në fund të vitit

12/08/2022
Rama kritika krerëve të degëve: Pse nuk kemi bashkëkryetare gra! Sekretariati më thotë s’ka
Politikë

”Mediat e huaja jehonë bukurive shqiptare”, Rama publikon shifrat

12/08/2022
Lajm i rradhës
Di Maio nga Pulia: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj

Di Maio nga Pulia: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
Showbizz

Stresi gati për t’i vënë ‘flakën’ konceritit ‘Alpha Show’/ Publikon foton krahë vajzës misterioze

14/08/2022
Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

14/08/2022
Aktualitet

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

14/08/2022
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
Showbizz

Pak para performancës në koncert, Noizy bën deklaratën: Jam shumë nervoz

14/08/2022
Sport

Tuchel sulmon Conten pas sherrit: Kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy

14/08/2022
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Bota

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete nis romancën me biznesmenen 81-vjeçare?

14/08/2022
Bota

Aeroplani rrëzohet përpara restorantit plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

14/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In