Aplikacion
Gjykatësi Afredo Montalto, më 4 nëntor 2021 konkludoi se ekonomisti Fabio Petruzzella, i arrestuar tashmë, në bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taçin dhe persona të tjerë, kanë lëvizur një shumë prej 22.3 milionë eurosh për llogari të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.
Kjo shumë është marrë nga “Banca dello Stato” në Itali me emrin e Francesco Zummo për blerjen e një obligacioni 4 milionë euro, në monetizimin e dy fondeve mirëbesimi në Lichtenchtein, për 18.3 milionë euro.
Edhe llogaria në “Apha Bank” është hapur në emrin e Franceso Zummo, edhe pse italiani 90-vjeçar nuk rezulton të ketë hyrë ndonjëherë në vendin tonë.
“Këta dy persona (Zummo dhe Petruzzella) në bashkëpunim me Daniella Cestagalli dhe Rezart Taçi e persona të tjerë të panjohur, akuzohen për anashkalimin e dispozitave të ligjit për masat e parandalimit material, si dhe për lehtësimin e kryerjes së krimit të përmendur për aktivitetet te paligjshme të organizatës “Cosa Nostra”, thuhet në dosjen e prokurorisë së Palermos.
Nga kjo transfertë, Rezart Taçi dhe Danielle Cestagalli do të përfitonin 3.88 milionë euro.
Hetimet e prokurorisë italiane dhe SPAK-ut janë kryer në Palermo, Milano e Tiranë.
Në Tiranë u arrestuan dy bashkëpunëtorë të Taçit, Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Rezart Taçi reagoi pas shpalljes në kërkim, duke mohuar akuzat. Ai tha se njihej me ekonomistin e Zummos, Fabrizzio Petruzzelli, pasi ai i kishte kërkuar këshillë në telefon se si të hapte një llogari bankare në Shqipëri.
Taçi tha se nuk i kishte sugjeruar ndonjë bankë të veçantë, por e kishte sqaruar në përgjithësi se si duhet të vepronte.
Por, sipas hetimeve të Prokurorisë së Palermos dhe SPAK, përgjimet kanë treguar edhe shumën që ai do të merrte nga kjo skemë. /Zoom.al
Humbi zgjedhjet, lideri i opozitës së Venezuelës largohet drejt Spanjës dhe kërkon azil