Aplikacion
Apeli i GJKKO-së mori vendimin dhe nuk e ndryshon masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Kjo është e disata herë që GJKKO në shkallët e saj dhe më tej e Larta, refuzojnë kërkesa të ndryshme të palës së akuzuar.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit.
Berisha dhe Malltezi e kanë cilësuar procesin hetimor të SPAK dhe masat e GJKKO, si politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca qeverisëse.
Në fund të këtij muaji, nëse nuk paraqitet të paktën një herë në Parlament, ish-kryeministrit Berisha i digjet edhe mandati i deputetit, pasi prej 30 dhjetorit kur u zbatua masa “arrest shtëpie”, nuk është lejuar të shkelë në Kuvend. /ZOOM.AL/