zoom

Slider

Anglisë i mjafton një gol dhe merr kreun, Kroacia bind dhe kualifikohet si e dyta

Anglia dhe Kroacia kalojnë më tej në Euro 2020, vend i parë dhe i dytë, përkatësisht pas fitoreve 1-0 ndaj Cekisë dhe 3-1 ndaj Skocisë. Më tej kalon edhe Cekia si vend i tretë.

Pasi Sterling goditi shtyllën, në rastin e dytë ka përfituar nga krosimi i bukur i Grealisht duke shënuar me kokë në shtyllën e dytë. Skuadra britanike e nisi fort ndeshjen duke i dhënë kënaqësinë e parë tifozëve.

Ndërkohë, lajmi keq që është marrë sonte është se si Mount, ashtu edhe Chillëell, do të mungojë në fazën e 1/8-tave të Europianit pasi do të vazhdojnë të jenë në izolim. Mjafton ky gol për pjesën e parë.

Në fakt, me këtë gol përfundoi gjithë ndeshja, pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat. Anglezëve iu anulua një gol nga VAR në fundin e ndeshjes, ndërsa Maguire nuk iu dha një penallti. Në ndeshjen tjetër, Kroacia fitoi 3-1 ndaj Skocisë. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, kroatët shënuan të parët, por vendasit barazuan. Por në të dytën, perla e Modric ndryshoi lojën. Një supergol i kapitenit.

Perisic shënoi golin e tretë, duke vulosur kualifikimin, madje si vend i dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të mirë se Cekia. Kjo e fundit kalon si vend i tretë më tej.