zoom

Lajme

Anglia s’kënaq përballë Sllovenisë. Danimarka çon Serbinë në shtëpi dhe bëhet gati për Gjermaninë

Ndeshjet e fundit të grupit C prodhuan surpriza, me një Angli që pretendon të ngrejë trofeun në fund të kompeticionit europian, por që paraqitja përballë Sllovenisë ishte zhgënjyese.

Sfida u mbyll në barazim pa gola, por performanca e “Tre luanëve” nuk ngrohu zemrat e tifozëve, me vetëm 3 gjuajtje në portë për anglezët dhe shumë pak raste të rrezikshme shënimi.

Ky barazim sidoqoftë siguroi kualifikimin për në fazën tjetër si për Anglinë, ashtu edhe për Slloveninë.

Barazim pa gola ishte rezultati edhe për ndeshjen mes Danimarkës dhe Serbisë.

Një sfidë me grintë e emocione, me dëshirë për të shënuar nga të dy ekipet, por pa fat në fund për të realizuar.

Ky rezultat dërgon automatikisht në shtëpi Serbinë, e cila ka vendin e fundit në grup me 2 pikë, ndërsa Danimarka me 3 pikë mban vendin e tretë në grupin C.

Pasi siguroi biletën për në fazën tjetër, Danimarka do të bëhet gati për t’u përballur me Gjermaninë, ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.