zoom

Politikë

Andi Lila merr detyrën e re në PD! Ky është posti që do të mbajë

Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet.

Prej disa kohësh, Andi Lila është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas herë është shfaqur edhe krah kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i kombëtare, Andi Lila u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar amanetin e studentëve të ’90-s.