zoom

Aktualitet

Andi Bushati: Veliaj duhej arrestuar në sallën e Komisionit Hetimor

 

Gazetari Andi Bushati është shprehur gjatë ditës së sotme se SPAK duhet të arrestonte kryebashkiakun Erion Veliaj brenda Komisionit, për lejen e dhënë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Bushatit, Veliaj ka gënjyer në komisionin e të martës dhe se i ka dhënë vetes përgjegjësitë e Këshillit Bashkiak.

Më tej, gazetari përmendi mesazhet e zbuluara midis tij dhe gazetares Desada Metaj, duke thënë se ato mesazhe ishin thjesht qartësuese pasi nuk po kuptonte deklaratën e Veliajt.

“Nuk po kuptoja faktin që Veliaj akuzohej për një dokument dhe fliste për tjetër gjë”.