zoom

Aktualitet

Analisti: Rihapja e hetimeve për Gërdecin, luftë politike e Ramës ndaj Berishës

Rihapja e hetimeve për shpërthimin në Gërges, 14 vjet pas ngjarjes, nuk duket e rastësishme. Analisti Artur Zheji thotë se gjithçka ka sfond politik.
“Është një luftë politike e Ramës kundër Berishës. Është një dëshirë për eliminimin e tij, por e ka lojë politike, pasi kërkon t’u japë të vetve një ushqim special”.

Sipas Zhejit, edhe nxjerrja e Zamira Durdës, gruas që ngriti padi për humbjen e djalit të saj i shërben po këtij qëllimi.

SPAK i kërkoi Gjykatës së Lartë rihapjen e hetimeve ndaj ish -ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërsa Zëri i Amerikës shpjegoi se kërkesa bëhet për shkak se zoti Mediu nuk e gëzon më imunitetin si deputet. /Zoom.al