Aplikacion
Megjithatë, për shkak të zhgënjimeve në “Për’puthen”, Ana tregoi se e kishte shumë të vështirë të vepronte lirshëm dhe rrëfeu se nuk po gjente më as veten e saj.
Ndaj, ajo i propozoi Rinianit të vazhdonin njohjen jashtë emisionit, pa syrin e publikut dhe kamerat, propozim që nuk u pranua nga ana e konkurrentit.
Më pas Ana u largua mes lotësh, duke prekur publikun dhe vajzat e studios.
Asokohe të gjithë fansat ishin të bindur se jashtë e priste Fation Kuqari, i cili në një intervistë për “Roped With Olsi” i kërkoi publikisht të dilte beqare nga aty.
Para disa ditësh, Ana deklaroi se ajo dhe Fationi nuk janë takuar më me njëri-tjetrin që prej daljes së saj nga program.
Së fundmi, dyshimet se ata të dy janë bashkë kanë nisur sërish. Fationi ka publikuar disa foto në Instagram dhe të gjithë vëmendjen ia ka marrë komenti i ish-konkurrentes, e cila i ka dërguar disa emoji që simbolizojnë zjarrin, ndërsa ai ia ka kthyer mbrapsht shoqëruar me një zemër të kuqe.
Nuk dihet akoma nëse ka lindur apo jo në romancë mes tyre pasi dyshja akoma s’ka reaguar në lidhje me këto aludime.