zoom

Aktualitet

Amerikania gjendet e vdekur në hostelin në Shkodër/ Dyshimet e policisë

Një 36-vjeçare amerikane u gjet e pajetë pasditen e kësaj të mërkure në një hostel në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.

Sipas policisë, trupi i saj i pajetë u gjet nga nëna e saj, por nga hetimet paraprake, rezulton se ajo nuk është dhunuar, por shkak për vdekjen është bërë një mbidozë ilaçesh që dyshohet se ka marrë 36-vjeçarja.

Ajo ishte nga Texas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jetonte me qira në Shkodër.