zoom

Aktualitet

Ambasadorja Kim takohet me kryetarin e Gjykatës së Lartë, mesazhi që ka

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Kim dhe Sadushi diskutuan për numrin e çështjeve të pashqyrtuara si dhe për gjyqtarët e rinj që duhet të integrohen në sistemin e drejtësisë.

“Takim produktiv me Sokol Sadushin. Numri i dosjeve të prapambetura po reduktohet, por ramë dakord se duhet përshpejtuar. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë teknologjike. Gjithashtu diskutuam për hapat e ardhshëm për integrimin në sistem të gjyqtarëve të kualifikuar, teksa vettingu po vazhdon”, ka shkruar në rrjetet sociale ambasadorja amerikane Yuri Kim.