zoom

Politikë

Ambasadorja amerikane: Ky person në listat e deputetëve përbën kërcënim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sërish drejtpërdrejt për pastrimin e listave nga personat e inkriminuar. Nga Elbasani, ku zhvilloi takime me koordinatorët e partive kryesore politike, ajo tha se një person i shpallur “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit është në listat e kandidatëve për deputetë.

“Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar në bazë të humultimeve që ky person përbën kërcënim për sigurinë SHBA ndoshta ka  ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se kjo do të përbënte kërcënim edhe për ata.

Ambasadorja Kim nuk përmendi emra, por disa ditë më parë ajo përmendi Tom Doshin si person “non grata” për SHBA. Ajo i kërkoi KQZ-së dhe Prokurorisë të bëjnë vetting-un e kandidatëve duke paralajmëruar përjashtim të disave prej tyre.

“Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre, por gjithashtu edhe prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve mund të s’kualifikoheshin pas këtij procesi’, paralajmëroi ambasadorja amerikane”, u shpreh ambasadorja amerikane.

Zonja Kim bëri thirrje gjithashtu që vota të mos blihet dhe as shitet.

“Atyre që përpiqen që blejnë votën do ju them se jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj. Për ata që u kërkohet të blihet vota do t’ju thoja që vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos u dorëzoni”, deklaroi ajo.

Deklarata e plotë e Ambasadores amerikane, Yuri Kim, në Elbasan:

“Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme. Prandaj mendova se kjo do të ishte një kohë e mirë të vija vetë këtu për tu takuar vetë me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit…

SHBA ka qenë e qartë lidhur me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër.

Është thelbësore që drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht.

E di që disa persona mund të thonë po ai është i përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë, një fakt, jo sepse mungojnë faktet, por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë.

Gjithashtu, kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar në bazë të humultimeve që ky person përbën kërcënim për sigurinë SHBA ndoshta ka  ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se kjo do të përbënte kërcënim edhe për ata…

Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar, nuk do i përmend emrat e tyre,  por mund ju mund t’i shihni dhe t’i gjeni.

Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë edhe më herët  këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë dhe ndoshta jo diplomatik, mendoj që partitë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha, por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre por gjithashtu edhe prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve.

Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve mund të s’kualifikoheshin pas këtij procesi.

Po ku qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Në fakt një përmirësim shumë i mire nga e shkuara është fakti se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe për kandidatët e tyre.

Blerja e votës kam dëgjuar se është një problem jo vetëm në Elbasan. Atyre që përpiqen që blejnë votën do ju them se jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj.

Për ata që u kërkohet të blihet vota do t’ju thoja që vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos u dorëzoni…

Kemi folur për praktikën e zakonshme që votuesit fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që kam mësuar që KQZ do të ndalojë përdorimin e celularit brenda vendit të votimit dhe u takon autoriteteve që ta bëjnë më të vështirë, jo më lehtë, blerjen e votës.

SHBA ka një pozicion të qartë dhe komunikimi im me liderët e partive politike janë shumë të sinqerta dhe shumë troç sipas stilit tim…

Unë kam besimin që Shqipëria do të mbaje zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo është pritshmëria ime”. ©Zoom.al