zoom

Aktualitet

Ambasada gjermane, e tronditur: Mbrëmë në Tiranë u sulmua një anëtar i komunitetit të LGBTIQ

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas sulmit ndaj një personi të komunitetit LGBTIQ.

Përmes një statusi në Facebook, ambasada thotë se është e tronditur nga ky sulm brutal i lidhur me identitetin seksual të personit dhe kërkon të zbardhet sa më parë nga policia dhe organet e drejtësisë.

“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë.