zoom

Aktualitet

“Aman o zemër se na more në qafë”, zbardhen përgjimet e grupit që trafikonte emigrantë

Janë zbardhur pjesë nga përgjimet e kryera nga policia ndaj grupit që tranportonte emigrantë të paligjshëm nga kufiri me Greqinë deri në kufirin me Malin e Zi.

Bëhet fjalë për 17 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Astrolabio”. Në përgjime dëgjohet si të përfshirët në këtë skemë të paligjshme diskutonin të tensionuar për punën që do bënin.

Pjese nga përgjimet

Fatjon Koçllari: Hë të keqen

Rudin Shkrela: Ja vlla një s’ke se po vete ta marr unë atë çunin se ka ngatërruar rrugën ai vlla, se s’po di nga të iki dhe të ikim direkt atje

Fatjon Koçllari: A?? Mirë o zemër po të ikën më fute në gropë se kam për t’i nis lekë unë atij

Rudin Shkrela: E di se edhe unë gropë jam

Fatjon Koçllari: E di ça kam bo, kam rënë dakort me atë o shoku njerëzit kur të vijnë në pikë i ke në pikë, do të them unë për kaq kohë në qoftë se nuk t’i kap njeri, do t’i jap unë lekët se i bie me pagujt unë se ata kanë një orë që kanë vajt, unë të thashë ty

Rudin Shkrela: Ja, ja se po iki unë direkt po ç’ti bëj se ka ngatërruar rrugën ai

Fatjon Kollçari: Aman se na more në qafë o zemër ta kisha dit, kisha nis tjetër

Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë.

Përgjimet e grupit kriminal

24 Nëntor 2020

Biseda e emigrantit Naif Elhasen me transportuesin Thoma Sako. Emigranti i dërgon lokacionin ku ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe i kërkon që të shkojë që ta marrë për një orë. “Jemi 5 veta” i thotë Elhasen, ndërsa Sako i përgjigjet “ok bro”. Pazari ishte 200 euro nga kufiri me Greqinë në Tiranë dhe më pas në Mal të Zi, por sapo ka shkuar dhe e ka marrë, policia e ka kapur Sakon duke e arrestuar.

Por si ishte organizuar rrjeti dhe si u prangos transportuesi?

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se i gjithë grupi i trafikut drejtohej nga Fatjon Koçlari, ndërsa pjesë e bashkëpunimit si transportues i emigrantëve ishte Thoma Sako.

Pjesë nga përgjimi mes Thoma Sakos dhe Fatjon Koçlarit në 23 Nëntor 2020

Thoma Sako: O zemra

Fatjon Koçlari: Ej nga do në Kor (Korçë), apo në Gjr (Gjirokastër), 9 ke në Gj dhe 8 ke në Kor

Thoma Sako: Do iki në 9-shja

Fatjon Koçlari: Epo shiko andej hap sytë, se sikur…

Thoma Sako: Në ca ore

Fatjon Koçlari: Ja të them unë

Biseda e dytë

Fatjon Koçlari: Bëhu gati për nesër

Thoma Sako: Në ca ore?

Fatjon Koçlari: Po se di, në 9 paradite do të ikim në Gjirokastër

Thoma Sako: E mirë

Biseda e tretë në datë 24 Nëntor 2020

Fatjon Koçlari: Ca po bëni?

Në telefon flet partnerja e Fatjon Koçlarit: Hic ja po presim duke fol me atë në telefon, me ata të djeshmit, po nuk e hapin telefonin, ke një gjashtëshe tjetër.

Thoma Sako: Ku janë ata më thuaj vendin?

Fatjon Koçlari: Ja një minutë

Biseda e dytë datë 24 Nëntor 2020

Thoma Sako: Hë Krist në shtëpi jam po ha bukë

Fatjon Koçlari: Ok, se po vijmë ne aty, ke punë ti?

Thoma Sako: Jo, s’kam

Fatjon Koçlari: Ok, se po ashtu koha del të vesh e të vish

Thoma Sako: Se di pra, se nëse mbyllen në 8 nuk del, nëse mbyll në 10 del

Fatjon Koçlari: Ok, se jam fiks mua atje prandaj

Biseda e tretë datë 24 Nëntor 2020

Thoma Sako: Jam në ujë të ftohtë në Tepelenë, për 10 minuta në Gjirokastër

Fatjon Koçlari: Po na ngrive zemrën, hape telefonin të të nisim atë

Thoma Sako: Ja dhe pak të afrohem, ato kanë ardhur anës xhadës

Fatjon Koçlari: Po pra po presin

Thoma Sako: Shyqyr

Fatjon Koçlari: Hajt

Biseda e katërt datë 24 Nëntor 2020

Thoma Sako: Thuj të dalin shpejt, mu këtu jam

Partnerja e Fatjon Koçlarit: Thuaj Fajtonit, hajt

Biseda e pestë në datë 24 Nëntor 2020

Thoma Sako: Jam në polici, thoj babit ta mbaj fort mamin aty, mos ti tregojë për momentin, më dëgjo moj, mos ti tregojë për momentin.

Partnerja e Fatjon Koçlarit (Kristina): Qysh, më thoj noj gjë

Thoma Sako: Me gjithë Lencin dhe atë shokun tim, po thuj babit të vijë cikë këtuja, të gjejë noj avokat e noj gjë.