zoom

Politikë

Alibeaj në mbledhjen e Kryesisë: Dy drejtimet që do të ndjekë PD-ja…

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Alibeaj thotë se një prej drejtimeve të opozitës është “lufta” në Parlament, ndërsa drejtimi i dytë është normalizimi i situatës brenda kampit blu.

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e paritsë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Një nga drektimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament. Drejtimi i dytë është për situatën tonë ku jemi dhe për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurt.

Helidon Bushati: Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim të të gjithë flukseve. Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorikë por edhe me akte konkrete. Si sinjal të parë unë propozoj dhe do dëshiroja qe t’i kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të parë të rikthimit në normalitet. Vetëm të bashkuar do te mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, zgjedhjet  janë shume afër. Prandaj të gjithë ne do duhet te japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet te tregojmë pjekuri.

Vijon..