zoom

Ekonomi

Alarmi i Bankës Botërore: 41 në çdo 100 shqiptarë do të zhyten në varfëri

Banka Botërore ka ulur pritshmërinë për ekonominë shqiptare. Nga minus 5 % të parashikuar pak kohë më parë, BB thotë se rënia do të jetë në minus 8.4 %.

 

Sipas këtij parashikimi, mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri si pasojë e krizës së krijuar nga pandemia e covid -19. Thënë më thjeshtë, 41 në çdo 100 shqiptarë do të jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Baka Botërore thotë se kriza po e shton varfërinë në Shqipëri kryesisht përmes rritjes së vendeve të punës.

 

Qeveria tha gjatë pandemisë se 70 mijë persona kishin humbur punën. Më vonë kryeministri foli për 30 mijë.

Shifrat janë kundërshtuar nga opozita.

 

Banka Botërore thotë se prodhimi u dëmtua nga mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit. Më i prekur është sektori i turizmit.

Në raport thuhet se vendimet e qeverisë për të investuar janë të vonuara.

Ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9 për qind në tremujorin e dytë, nga 11.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Autoritetet shqiptare prezantuan  subvencionim të pagave, rritën shpenzimet shoqërore, miratuan një moratorium të përkohshëm në instalimin e huasë dhe ofruan garanci sovrane kredie për të lehtësuar pagesat e pagave dhe kapitalit qarkullues, por pavarësisht këtyre masave, varfëria pritet të rritet.

Ende, shumë punonjës dhe sipërmarrës informal përballen më një stres të rëndë ekonomik.

Nëse pandemia do të zgjatet më tej në kohë dhe zgjidhja që pritet nga vaksina do të vonohet, kjo mund të kërkojë masa të reja të distancimit social dhe kufizimit të aktivitetit ekonomik. Të tilla masa do të kishin ndikim direkt në rimëkëmbjen e sektorit të shërbimeve dhe të industrisë përpunuese, duke çuar të tjera biznese drejt falimentimit dhe duke e vonuar procesin e shëndoshjes së punësimit në ekonomi. Forma e kurbës së përtëritjes ekonomike, sipas Bankës Botërore, do të ndikohet shumë nga normalizimi i ekonomisë botërore.

Rritja u ngadalësua në 2.2 për qind në vitin 2019 pasi në thatësirë preku prodhimin e hidrcentraleve dhe një tërmet shkatërres goditi Shqipërinë në Nëntor të vitit 2019. Ndërsa vendi fillojë fazën e rindërtimit, pandemia e koronavirusit detyrojë mbylljen e sektorëve kyç të ekonomisë.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të rritet me rreth 11.9 për qind të pbb-së në vitin 2020.

Ulja e fluksit të turistëve, rënia e porosive të përpunimit të tekstilit, si dhe çmimet e ulëta të naftës pritet të shkaktojnë një rënie të ekosporteve me 37 për qind.

Pozicioni fiskal i Shqipërisë pritet të përkeqësohet në 2020 pasi deficiti pritet të jetë 8.5 pqr qind e PBB-së gjatë këtij viti.