zoom

Aktualitet

Alarmante shifrat e Covid në Kosovë, humbin jetën 12 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me Covid 491 raste të reja.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,137 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 491 raste pozitive.

Sipas IKSHPK, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 215 raste, Gjilan 57 raste, Pejë 31 raste,  Fushë Kosovë 25 raste, Gjakovë 23 raste, Podujevë 21 raste,  Mitrovicë 17 raste, Prizren 17 raste, Vushtrri 12 raste, Viti 11 raste, Deçan 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 7 raste, Klinë 6 raste, Istog 5 raste, Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Ferizaj dhe Shtime.

Ndërkohë numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,634.