Aplikacion
Por tani rezulton se ishte një denoncim i rremë nga inati për një telefon dhe agresivitetin e shfaqur nga 48-vjeçari, e pretenduar si dhunë në familje.
Vajza 15-vjeçare nga Kavaja, del nga ekzaminimi mjeko-ligjor e paabuzuar seksualisht dhe kjo iu përcoll Prokurorisë. Bledar Rako u ndalua dy ditë më parë dhe mohoi akuzat e ngritura, duke thënë se e bija kishte sajuar qëllimisht kallëzimin pas konflikteve në familje. Në seancën e sotme ai mori avokatin e tij, duke refuzuar atë kryesisht, teksa pretendoi pafajësinë.
Në dëshminë e dytë pas ekspertimit, vajza mësohet se ka thënë një tjetër version:
“Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai”, u shpreh ajo pasi u pyet pse veproi me kallëzim.
Kurse avokati mbrojtës tha se vajza nuk është abuzuar, e mbështetur edhe në ekspertim, teksa kërkoi lirimin e menjëhershëm të Rakos.
Gjykata nga ana tjetër nuk i jep urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës. Në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat. /ZOOM.AL/
Skandali, supermodelja Naomi Campbell mblodhi para për bamirësi por i harxhoi në hotele me 5 yje