zoom

Aktualitet

Akuzohet se vrau Liridonën, policia kosovare kthen përmbys shtëpinë e bashkëshortit Naim Murseli

Dyshimet e arsyeshme dhe hetimet aktive kanë drejtuar ekspertët në thellimin e investigimit për vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka zbarkuar ditën e sotme në banesën e Naim Murselit, burrit të viktimës dhe ka zhvilluar kontrolle të imtësishme.

Mediat kosovare kanë ndarë disa pamje nga aksioni i policisë në banesën e biznesmenit, i cili dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Liridona Murselit, 30 vjeçe, më 29 nëntor, për të cilën fillimisht u tha se ishte inskenim. /A.Q./