zoom

Aktualitet

Akuzohet për pedofili, Gjykata shtyn seancën për mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shtyu për nesër në orën 12:00 seancën ndaj Dervish Hasit, kardiokirurgut të akuzuar për “trafikim të të miturve” dhe “pornografisë”.

Në Apel Hasi kërkonte të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg” në Shkallën e Parë.

Seanca u shty për t’i dhënë kohë avokatëve të rinj të Hasit për t’u njohur me aktet e dosjes. /ZOOM.AL/