Aplikacion
Mullaj ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit, pasi ka dhënë shpjegimin e tij për ngjarjen e para 4 ditëve. Pasi ka folur një orë, ai ka rënë përtokë dhe menjëherë gjykatësja ka ndërprerë seancën, derisa të rikthehet normaliteti shëndetësor i të akuzuarit.
Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej 3 ditësh, Vasil Mullaj, që kur është arrestuar ka hyrë në grevë urie dhe nuk ka pranuar as ujë dhe as ushqim në formë proteste ndaj akuzës, që sipas tij, është e padrejtë.