zoom

Politikë

Akuzat e Bashës, Rama: Dora jonë për ta do jetë e shtrirë

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama .

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se humbësit fokusohen tek fituesit dhe fituesit fokusohen tek fitorja e tyre.

Ndër të tjera, Rama ka rikujtuar edhe njëherë ftesën për bashkëpunim me opozitën teksa thekson se “dora jonë për ta do jetë e shtrirë”.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”- shkruan Rama.