zoom

Politikë

Akuza e Vetëvendosjes: Po na prishin votat gjatë numërimit

Një akuzë e rëndë vjen nga ana e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, sa i takon procesit të numërimit të votave.

Bojken Abazi, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë deklaroi se gjatë procesit të numërimit, votat e Vetëvendosjes po nxirren qëllimisht si të pavlefshme.

Abazi tha se numëruesit po u bëjnë shenja fletëve të votimit. Në këtë mënyrë ato shpallen të pavlefshme.

Abazi tha se do t’i kërkojë KQZ-së pamjet filmike të vendnumërimeve.