zoom

Bota

Akulli i detit Antarktik po shkrihet, shkencëtarët të shqetësuar: A është ky “fillimi i fundit”?

Akulli i detit Antarktik ka arritur nivele të ulëta rekord për herë të dytë në dy vjet, shkencëtarët janë alarmuar se rënia dramatike është një sinjal për krizën klimatike. Ndërsa kjo mund të ketë ndikim më të madh në këtë rajon të gjerë, kompleks dhe të izoluar.

Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit (NSIDC) akulli i detit që rrethon Antarktidën ra në 1,91 milionë kilometra katrorëmë 13 shkurt, nën rekordin e mëparshëm prej 1,92 milionë kilometra më 25 shkurt të vitit të kaluar.

Akulli i detit mund të tkurret më tej; Niveli më i ulët i verës jugore nuk mund të arrihet për më shumë se një javë.

Dy vitet e fundit shënojnë të vetmen herë që nivelet e akullit janë ulur nën 2 milionë kilometra katrorë që kur satelitët filluan ta monitoronin atë në 1978.

“Nuk është vetëm “një rekord i ulët”, tha për CNN Ted Scambos, një shkencëtarë në Universitetin e Kolorados Boulder. “Është në një prirje gjithmonë e më shumë në rënie.”
Ndryshe nga Arktiku, ku shkalla e humbjes së akullit të detit ka ndjekur një trajektore mjaft të qëndrueshme në rënie ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtohen, shtrirja e akullit të detit Antarktik është lëkundur lart e poshtë, duke e bërë më të vështirë të kuptosh se si kontinenti dhe oqeani rrethues po i përgjigjen grohjes globale.

Dy rajonet polare janë shumë të ndryshme. Ndërsa Arktiku është një oqean i rrethuar nga kontinente, Antarktida është një kontinent i rrethuar nga oqeani, kjo do të thotë se akulli i detit mund të rritet nga jashtë, i pakufizuar nga toka. Akulli i Antarktidës priret të jetë më i hollë se akulli i Arktikut, me lartësi më të mëdha në dimër dhe rënie më të pjerrëta në verë.


Modelet klimatike parashikonin rënie në akullin e detit Antarktik që ishin të ngjashme me Arktikun, por deri vonë rajoni po sillej krejtësisht ndryshe nga sa parashikonin ato modele.

Ai arriti një rekord të lartë për shtrirjen e akullit të detit në dimër në vitin 2014, kur arriti në 7.76 milionë milje katrorë, gjë që dukej se mbështet idenë se Antarktiku mund të jetë relativisht i izoluar nga ngrohja globale.

Por në vitin 2016, diçka ndryshoi. Shkencëtarët filluan të vëzhgonin një rënie.
Pas dy rekordeve të shkrirjes masive të akullit në det, shkencëtarët po shqetësohen.

“Pyetja është, a ka arritur ndryshimi klimatik në Antarktidë? A është ky fillimi i fundit? A do të zhduket përgjithmonë akulli i detit në vitet e ardhshme ?” Christian Haas, kreu i Seksionit të Kërkimit të Fizikës së Akullit të Detit në Institutin Alfred Wegener në Gjermani, tha për CNN.
Disa faktorë mund të ndikojnë në arsyen pse akulli i detit është në nivele kaq ulët, duke përfshirë erërat, rrymat e oqeanit dhe nxehtësinë e oqeanit.

Temperaturat e ajrit kanë qenë më të larta se zakonisht në pjesë të Antarktikut.

Një konsideratë tjetër e rëndësishme është brezi i erërave perëndimore që rrethojnë Antarktidën, i njohur si Modaliteti Unazor Jugor. Këto erëra, të cilat mund të rrisin shkrirjen e akullit të detit, kanë qenë më të forta se zakonisht, sipas NSIDC, dhe janë shtuar në kushtet e motit që pompojnë ajër të ngrohtë në rajon.

Fuqia e erërave është lidhur, pjesërisht, me rritjen e ndotjes nga ngrohja e planetit, si dhe me vrimën në shtresën e ozonit mbi kontinent. Ka gjithashtu sugjerime se akulli i detit mund të shkrihet për shkak të ngrohtësisë së bllokuar nën sipërfaqen e oqeanit, tha Scambos./ Cnn-Shqipëroi zoom.al/