Aplikacion
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, aktorja Rajmonda Bulku ka rrëfyer me detaje marrëdhënien me Violeta Manushin për të cilën ka thënë se ishte si ajo e nënës me të bijën.
Alketa Vejsiu: Çfarë mban mend nga “Zonja nga qyteti”? Ke pasur një raport shumë të afër me Violeta Manushin.
Rajmonda Bulku: Që natën e parë, ishte vërtetë filmi i dytë, por sidoqoftë ishte një rol më kryesor se sa tek “Dimri i fundit” dhe Violetës me siguri i thanë që kjo është një vajzë gjimnaziste… Violeta më ftoi në dhomë dhe që natën e parë kemi fjetur të dyja tek “Turizimi” i vjetër i Pogradecit dhe më thotë që “ti je bija ime” dhe mbetëm kështu deri në fund. Fjala “bija ime” ishte deri në momentet e fundit, i kemi thënë njëra-tjetrës që të dua shumë vërtetë dhe unë i kam thënë që të dua shumë.
Alketa Vejsiu: Deri në momentin e fundit, kur ajo u shua, ke qenë pranë saj?
Rajmonda Bulku: Deri në momentin e fundit kur ishte në spital kam qenë pranë saj. E dija që ajo grua ishte një mrekulli, një karakter shumë i bukur, një artiste e jashtëzakonshme dhe isha krenare që e kisha mike të vërtetë. Në dasmën time ka qenë e ftuar në tavolinë dhe automatikisht si grua e zgjuar tha, “tani unë jam nëna e tretë” se erdhi vjehrra. /ZOOM.AL/