zoom

Slider

Aktori i “Parasite” gjendet i vdekur brenda në makinë

Aktori nga Koreja e Jugut, Lee Sun-kyun, i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Parasite”, ka ndërruar jetë.

48-vjeçari po hetohej për përdorim të paligjshëm të drogës, konfirmoi policia të mërkurën.

Policia ishte njoftuar për zhdukjen e tij nga menaxheri i Lee dhe aktori u gjet pa shenja jete në makinën e tij.

Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë vetëvrasje, tha policia.

Aktori ishte marrë në pyetje tre herë që nga tetori, si pjesë e një hetimi për përdorim droge.

Lee ishte thirrur nga policia më 23 dhjetor dhe u mbajt për 19 orë përpara se të lirohej të nesërmen.

Gjatë gjithë hetimit, testet e drogës të Lee ishin të gjitha negative. Lee ka pohuar se ai ishte mashtruar për të përdorur drogë dhe më pas ishte shantazhuar nga i njëjti individ.

Lee ngriti një padi kundër shantazhuesit. Ndërsa dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë çështjen.

Aktori u vlerësua për rolin e tij si Park Dong-ik në “Parasite”.