zoom

Aktualitet

Aksion në Durrës! Policia përballet me kriminelët e rrezikshëm

Policia e Durrësit ka reaguar për të shtënat me armë, që u raportuan pak më parë në qytetin bregdetar.

Sipas informacionit zyrtar, bëhet me dije se është zhvilluar një operacion për kapjen e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Gjatë aksionit kanë rënë në pranga V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç, si dhe është sekuestruar 1 kg kokainë.

Policia thekson, se dy të rinjtë me precedent të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve, kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen.

Kjo ka bërë që njeri nga efektivët të nxjerrë armën dhe të qëllojë në ajër.

“Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë . Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar. Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Vijon operacioni”, njofton policia.