zoom

Aktualitet

Aksion antidroge në Kakavijë, sekuestrohen mbi 48 kg kanabis dhe kokainë

Një aksion anti-droge është zhvilluar sot në aksin Kakavijë-Janinë, ku u sekuestruan 48 kg 850 gram marijuanë. Droga u kap në vendin e quajtur Kallpaq.

Ndërkohë, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit tip ‘Seat Altea’, një shtetas shqiptar. Mësohet se droga u gjet në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit, ku ishin futur 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gr marijuanë dhe një pako me 24.7 gr kokainë.