zoom

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje policin, arrestohet pas disa orësh 27-vjeçari në Fier

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidenti ne rëndë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, ku mbeti i vdekur efektivi i policisë, Agron Saba.

Mësohet se uniformat blu kanë arritur të arrestojnë 27-vjeçarin, i cili drejtonte mjetin që u përplas me makinën e policit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).”, thuhet në njoftim.