zoom

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Tiranë, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë, arrestohet në spital

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, pranë Kodër-Kasharit.

Mjeti ku udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese, ku për pasojë tre pasagjerët kanë humbur jetën në vend. Mësohet se viktimat janë: Ismail Sula, Lulëzim Sula (vëllezër) dhe Dashamir Dema, të cilët kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Drejtuesi i mjetit një 20-vjeçar i identifikuar si Zija Stefanescu(Murati) është arrestuar.

Burimet saktësojnë se tre viktimat dhe drejtuesi i mjetit kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në momentin kur ka ndodhur përplasja fatale.

Njoftimi i Policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.