zoom

Aktualitet

Aksidenti në Rrugën e Kombit, kush është 57-vjeçari kosovar që mbeti i vdekur, i biri dërgohet me urgjencë në spital

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Mirditë. Behet me dije, se nga përplasja mes autobusit dhe makinës “Land Rover”, viktimë ka mbetur 57-vjeçari nga Kosova, Hysen Selitaj.

I ndjeri ndodhej në ato momente në makinë së bashku me të birin, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë.

Raportohet se ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Rrëshenit. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët nuk pësuar lëndime. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë dhe pamje nga vendi ngjarjes.

Makina “Land Rover” shihet thuajse tërësish e shkatërruar, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe autobusi. Drejtuesi i kësaj të fundit është shoqëruar në komisariat, ku pritet të japë versionin e tij për ngjarjen.