zoom

Aktualitet

Aksidenti me 6 të plagosur në Laç, policia jep detaje: Ja si është gjendja e të lënduarve

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç.

Të plagosur kanë mbetur një prej shoferëve të automjeteve të përfshira në aksident dhe 5 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”. Në aksident u përfshinë dy makina me drejtues shtetasit me iniciale V. N. dhe A. H.

“Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.