Aplikacion
Partnerja e tij 24-vjeçare humbi jetën ndërsa foshnja e tyre 6 muajshe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Mediet italiane kanë zbardhur dëshminë e të riut shqiptar, Ali Hoxha, i cili mes lotësh tha se është gati të paguajë për atë që ka bërë.
“Nëse kam bërë një gabim, do të paguaj atë që duhet të paguaj”.- është shprehur ai.
Nga aksidenti tragjik humbi partnerja e tij, 24-vjeçarja Mariagrazia Bedin dhe u plagos foshnja e tyre gjashtë muajshe. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Ata po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje ditën e aksidentit të rëndë.