zoom

Aktualitet

Aksidenti i frikshëm, një grua humb jetën në Korçë. Dy të tjerë në spital

Një grua ka humbur jetën dhe dy persona janë plagosur këtë pasdite si pasojë e një aksidenti në aksion nacional Korçë – Bilisht.

Dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën në afërsi të fshatit Cangonj. Mjeti tip “Volswagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi është goditur nga “Benz-i”.

Tre të plagosurit u dërguan në spital. Plagëve nuk mundi t’i mbijetojë Miranda Malolli, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.

“Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.