zoom

Aktualitet

Aksidenti fatal në Lezhë! Ndërron jetë te Trauma gruaja, në spital burri-fëmija i mitur-vjehrra

Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit të Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës.

Në aksident u përfshinë tre makina, dy drejtuesit e tjerë u shoqëruan në komisariat pas përplasjes që rezultoi fatale për infermieren.