zoom

Të gjitha

Aksident tragjik në Greqi/ Ndërron jetë 22-vjeçarja shqiptare

Një vajzë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në aksin Patra-Athinë.

Aksidenti ndodhi pak pas mesdite. Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas fillimisht me një tjetër mjet.

E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend. Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.