zoom

Bota

Aksident tragjik/ Dhjetëra të vdekur nga përplasja e trenit

Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur dhe 72 të tjerë janë plagosur kur një tren në Tajvan doli nga shinat, e u përplas me një kamion.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, raporto se treni i shpejtësisë së lartë, po udhëtonte nga Taipei në Taitung.
Gjithsej në bordin e trenit ishin 350 pasagjerë, e fatmirësisht 100 prej tyre kanë arritur të shpëtohen në vend.

Sipas raportimeve, kamioni ishte vendosur shumë pranë shinave të trenit, çka ka sjellë më pas edhe përplasjen që shkaktoi një tragjedi.