zoom

Aktualitet

Aksident te “Kthesa e Kamzës”, makina merr para rrethimin metalik dhe përmbyset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Tiranë.

Mësohet se në afërsi të zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës”, pranë terminalit të autobusëve ndër-qytetas për Jugun dhe Veriun, një automjet është përplasur me rrethimin anësor të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në trotuar.

Policia dhe ekipi i mjekëve kanë mbërritur në vendngjarje dhe i është dashur një kohë e konsiderueshme për të nxjerrë drejtuesin e mjetit.

Ende nuk ka një njoftim nga policia për ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë të paqarta, por dyshohet që shkak i përplasjes me rrethimin metalik të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.