zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë! Motori përplaset me betonieren, 40-vjeçari niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë është lënduar rëndë një 40-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut, ku 40-vjeçari ka qenë duke lëvizur me motor, por është përplasur me një betoniere. Për pasojë, ai ka marrë lëndime të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç. Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,”- thuhet në njoftimin zyrtar./ Zoom.al