zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë! 2 policë të “Shqiponjave” përplasen rëndë dhe përfundojnë të shtrirë në rrugë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se dy policë të “Shqiponjave” janë përplasur, ndërsa po qarkullonin me motor në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik. Nga pamjet e siguruara prej Zoom.al nga vendi i ngjarjes shihen dy efektivë të shtrirë në tokë, ndërsa motori ka dalë nga rruga.

Në informacionet paraprake thuhet se dy policët janë rrezikut për jetën, ndërsa kanë marrë vetëm fraktura në gjymtyrë. Në momentin e aksidentit ata kanë qenë të dy me skafandër mbrojtëse.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.