zoom

Aktualitet

Aksident në Sarandë, drejtuesja 26-vjeçare përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Sarandë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë, drejtuesja 26-vjeçare ka marrë dëmtime.

E reja është transportuar në spital, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.