zoom

Aktualitet

Aksident në rrugën Librazhd-Qafë Thanë/ I riu me Audi përplas një grua

Një grua mbeti e plagosur pasditen e kësaj të diele në Librazhd, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Sipas policisë gruaja, një 59-vjeçare me iniciale H.K., u përplas nga një makinë Audi që drejtohej nga E.H., rreth 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Këmbësorja mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.