zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas inforamcioneve të para raportohet se një makinë është përplasur me një çiklomotor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Gocaj, ku mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin S.V., është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.