zoom

Aktualitet

Aksident në rrugën Lezhë-Laç! 15-vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Një këmbësor, i mitur ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në rrugën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi paraditen e së premtes në afersi të kryqezimit të Rriles, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjence në spitalin e Traumes në Tiranë.

I aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se ka qenë ndërprerja e rrugës nga këmbësori që është bërë shkak për aksidentin, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.