zoom

Aktualitet

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Kthesa e Çervenit në aksin Levan-Tepelenë, në Frakull. Makina tip ‘Daewoo’ targa AA046OK ka përfunduar ne kanalin anës rrugës.

Si pasojë e daljes nga rruga janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjeret qe udhëtonin ne te. Mësohet se makina udhëtonte me shpejtësi ndërsa eshte batuar në kanal. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.