zoom

Aktualitet

Aksident në Mallakastër! Dy maune përplasen kokë më kokë

Dy maune sapo janë përplasur me njëra-tjetrën ne aksin Krahës-Mallakaster duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e një prej shoferëve të mauneve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt. Maunia TR6451G po shkonte në drejtimin verior të rrugës, ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës.

Përplasja ka qenë në krahun frontal të majtë të maunes duke shmangur një tragjedi. Për pasojë, drejtuesi i maunes me ngjyrë të kuqe është plagosur rëndë dhe u transportua në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku dhe po merr ndihmën e mjekëve.