zoom

Aktualitet

Aksident në Maliq, plagoset një person

Një aksident është njoftuar nga policia ditën e sotme në Maliq.

Sipas njoftimit të bluve aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vashtëmi, ku janë përfshirë, mjeti “Benz”, me drejtues shtetasin A. M, dhe mjeti bujqësor tip traktor me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç.

50-vjeçari, ka marrë dëmtime dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës.

 

Ndërkohë me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.