zoom

Aktualitet

Aksident në Llogara, përmbyset furgoni në mes të rrugës

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Llogara pasditen e sotme.
Nga fotot e siguruara duket një furgon i përmbysur në mes të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti.

Ndërkohë për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve në zonë deri në largimin e mjetit të përmbysur nga rruga.