zoom

Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas motorin

Një person është plagosur në një aksident të rëndë që ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Balldre – Lezhë.

Sipas korespondentit të Panorama, një makinë është përplasur me një motor.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë.